
Aty ku çdo gje filloi...
Jo më kot thonë se "dashuria fillon nga stomaku"... Edhe në këtë rast, kjo histori fillon me një copë fokaçe, por shumë e shijshme, siç duket në vijim.
Nga njëra anë është ajo, vajza bionde me kapelen e saj të kuqe. Aty mbas banakut, e mbështjellë me përparsen e saj po të kuqe, gjendet kjo vajzë e qeshur me të gjithë dhe me një ëmbëlsi unike. Nga ana tjetër e banakut është ai, pak i turpshëm në fillim, por edhe i vendosur dhe, mbi të gjitha, shumë i uritur!
Është një dashuri nga ato me shikim të parë, por që u ndez për të mos u shuar kurrë. Çdo shikim në vijim u bë edhe më i shtrenjtë se i pari.
Mirëpo pandemia ndodhi dhe të dy u desh të rrinin larg njëri-tjetrit për disa kohë. Kjo ndarje fizike vetëm sa i afroi edhe më pranë zemrat e tyre. Ato vazhduan të rrihnin po të njëjtin ritëm edhe në largësi, duke e bërë dëshirën për të qenë gjithmonë pranë akoma dhe më të fortë se më parë. Në ato ditë të vështira, të dy u bënë për tjetrin forcë për të ecur përpara, dhe frymëzimi e shpresa për ditë më të mira.
Stuhia u qetësua dhe jeta u kthye në një normalitet të ri. Të dy zbuluan domethënien e fjalës "dashuri". E kuptuan se dashuria nuk është një pasion kalimtar. Dashuria të jep frymë, është mirëkuptim i thellë, është plotësuese aty ku ka mangësi dhe e bën jetën tënde të përsosur. Dashuria është kimi dhe fizik bashkë, që përzien elemente dhe krijon ekuilibra perfekte. Dashuria është një mirëkuptim I thell për njëri-tjetrit. Ke dike perkrahë që të plotësone një rreth të persosur, prania e të cilit forconë tënden. Më në fund, atë rreth të persosur duam ta bëjmë edhe më të bukur me "PO" -në tone.
Këtë dashuri duam ta festojmë me të gjithë ju.
RSVP
Na bëhet shumë qejfi t’ju ftojmë të festoni këtë ditë speciale bashkë me ne! Për të konfirmuar praninë tuaj, klikoni butonin më poshtë dhe plotësoni formularin në faqen e dedikuar.